Napoli e mposhti me Sampdorian me rezultat 2-4

Napoli e mposhti me Sampdorian me rezultat 2-4

Në ndeshjen e zhvilluar të hënën mbrëma në Serie A, Napoli kaloi shumë shpejt në epërsi që në minutën e tretë të ndeshjes ku shënoi, Arek Milik. Napoli tregoi se është skuadër më e mirë dhe shënoi edhe njëherë në minutën e 16-të ku realizator ishte Eljif Elmas.

E kur u duk se Sampdoria nuk do kishte mundësi për të nxjerr ndonjë pikë në skenë doli Fabio Quagliarella, i cili shënoi në minutën e 26-të për ta ndryshuar kursin e kësaj ndeshje.

Në pjesën e dytë Sampdoria ishte një skuadër shumë më e mirë dhe arriti të goli në minutën e 73-të, ku u shkaktua penallti që në gol e shndërroi Manolo Gabbiadini. Napoli pas barazimit u aktivizua më shumë dhe erdhi tek goli duke shënuar në minutën e 83-të me anë të Diego Demme që është transfer i tyre i ri. Napoli vulosi fitoren, kur në minutën e 90-të shënoi edhe Dries Mertens, që i dha kësaj skuadre fitoren.

Me këtë fitore Napoli do të këtë 30 pikë në Serie A dhe është në pozitën e 10-të.