Napoli pritet të rikthehet në stërvitje ditën e hënë.

Stërvitja e ekipit do të nisë nga kampi në Campania. Campania është një prej rajoneve më pak të prekura nga COVID-19 me vetëm 354 vdekje.

Kryetari i Campanias, Vincenzo De Luca, është i lumtur se ekipi i trajnerit Gennaro Gattuso do të rinisë stërvitjen.

“Kam folur me presidentin e Napolit dhe do të rikthehet në stërvitje. Propozimi i tij më duket i arsyeshëm dhe jam dakord në kushte të tilla”, tha kryetari i Campanias.