NASA po përgatitet të përplasë një anije kozmike direkt në një asteroid

NASA po përpiqet të përplasë një nga anijet e saj kozmike në një asteroid.
Agjencia hapësinore do të përplasë qëllimisht anijen kozmike në asteroid për të devijuar orbitën e tij, në atë që është një test kyç për të parë nëse mund të ndalohen objektet kozmike që mund të shkojnë drejt Tokës në të ardhmen.
NASA do të përdorë anijen kozmike Double Asteroid Redirect Test, e njohur ndryshe si DART, të hënën (26 shtator) si një “karrem”.
NASA tha se asteroidi nuk përbën kërcënim për Tokën, ky është testi i parë në botë i teknikës së goditjes kinetike, duke përdorur një anije kozmike për të devijuar një asteroid për mbrojtjen planetare.
NASA po premton disa imazhe spektakolare nga anija kozmike teksa po shkon për goditjen./21Media

Back to top button