Naser Kelmendi do të mbrohet në liri

Kështu ka njoftuar avokati i Kelmendit, Besnik Berisha

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur për lirimin e Naser Kelmendit nga masa e paraburgimit dhe i njëjti nga sot do të mbrohet në liri.

Kështu ka shkruar në facebook avokati i Kelmendit, Besnik Berisha, i cili ka shkruar se Prokuroria Speciale e EULEX-it përfundimisht ka humbur betejën me mbrojtjen e Naser Kelmendi lidhur me masën e paraburgimit.

“Kujdo qe mund t’i interesoj; Prokuroria Speciale e EULEX-it përfundimisht humbet betejën me mbrojtjen e Naser Kelmendi lidhur me masën e paraburgimit Naser Kelmendi nga sot do te mbrohet ne liri. Vendimi i Gjykatës Themelore për lirimin e z. Kelmendi nga masa e paraburgimit tashme është i formes se prere dhe i njejti nuk mund te apelohet”, thuhet në postimin e Berishës

Back to top button