Kaloni te përmbajtja kryesore

​Nata e dytë e gjysmëfinales, Alis ngjitet në skenën e Eurovizionit

Pas një hapjeje spektakolare të edicionit të 70-të të Eurovision Song Contest të martën, festa muzikore rikthehet sonte në Wiener Stadthalle me stacionin e saj të radhës: gjysmëfinalen e dytë.

Nën drejtimin e prezantuesve Victoria Swarovski dhe Michael Ostrowski, 15 shtete të tjera, mes tyre edhe Shqipëria e përfaqësuar nga Alis, do të luftojnë për 10 vendet e mbetura në Finalen e Madhe të së shtunës. Kjo finale do të përcaktojë përfundimisht se ku do të udhëtojë trofeu dhe organizimi i festivalit në vitin 2027.

Vlerësime maksimale për Alis nga mediat ndërkombëtare

Pritshmëritë për përfaqësimin shqiptar janë të larta. Kënga “Nân” dhe interpretimi i Alis janë vlerësuar gjerësisht edhe nga mediat ndërkombëtare si një nga performancat më të forta, më emocionale dhe se vokali i tij është thjesht i shkëlqyer. Ky vlerësim u përforcua edhe gjatë provave gjenerale të së mërkurës.

Udhëzuesi i votimit, si të mbështesim Shqipërinë?

Për shkak të rregullores së Eurovizionit, publiku brenda territorit shqiptar nuk mund të votojë për shtetin e tij. E gjithë vëmendja dhe shpresa për kualifikim mbetet te votat e shqiptarëve në diasporë. Televotimi dhe juritë kontribuojnë në mënyrë të barabartë (50/50) në rezultatin përfundimtar.

Rregullat dhe oraret për Kodin 13

Kodi i votimit

Për të votuar për Alis, duhet të dërgoni SMS me tekstin: 13 në numrat përkatës të shtetit ku jetoni.

Orari i votimit

Dritarja hapet menjëherë pas performancës së fundit (sipas skaletës, rreth orës 22:30 – 22:45) dhe qëndron e hapur për vetëm 15 minuta. Votat jashtë këtij orari nuk llogariten.

Kufiri

Çdo numër celulari mund të dërgojë deri në 10 SMS.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button