Kandidati i republikanëve për president të ri të SHBA-së, Donald Trump përmes mediave sociale u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të dalin të votojnë.

“Dil dhe voto! Nën administratën time, ekonomia jonë po rritet me ritmin më të shpejtë çdo vit me 33.1%. Viti i ardhshëm do të jetë vit i mrekullueshëm ekonomik në historinë amerikane”, ka shkruar ai në Twitter.

Por, numri i njerëzve që do të mirëpresin rezultatet e zgjedhjeve me Trump në Shtëpinë e Bardhë është zvogëluar, raporton CNN duke cituar një burim anonim.

Sipas sondazheve, kandidati demokrat, Joe Biden po kryeson në gjashtë nga shtetet vendimtare – Florida, Pennsylvania, Michigan, Wisconsin, Karolina Veriore dhe Arizona.

Ndonjëherë mund të ndodhë që një kandidat të fitojë një numër më të madh të të ashtuquajturve votat popullore, por nuk arrin të fitojë numrin e duhur të zgjedhësve duke bërë që ai të humbasë zgjedhjet.

Kjo është pikërisht ajo që ka ndodhur katër vjet më parë (2016) me Hillary Clinton, e cila ka fituar deri në tre milionë vota më shumë se kundërshtari i saj,Donald Trump.

Një situatë e ngjashme u regjistrua 20 vjet më parë kur All Gore kishte humbur garën për Shtëpinë e Bardhë për shkak të vetëm disa qindra votash diferencë në Florida.

Për të fituar zgjedhjet 2020, Donald Trump dhe Joe Biden kanë nevojë për një minimum prej 270 nga gjithsej 538 vota elektorale, të cilat janë ndarë nga popullata federale e SHBA-së.

Kalifornia, si shteti federal më i populluar, ka 55 votues (53 deputetë dhe dy senatorë), ndërsa Alaska, Montana, Wyoming dhe Delaware, si shtetet më pak të populluara, kanë vetëm tre (një deputet dhe dy senatorë).