Nav dhe The Weeknd publikojnë këngën “Price On My Head”
27 Mars 2019
Kënga është pjesë e albumit të ri të Nav
Kënga është pjesë e albumit të ri të Nav
Dy rep-artistët e njohur me famë botërore, Nav dhe The Weeknd kanë publikuar projektin më të ri muzikor.
Kënga titullohet “Price On My Head” dhe është publikuar e shoqëruar edhe me videoklip, përcjellë rtv21.tv
Kjo këngë është publikuar vetëm pak ditë pasi që Nav publikoi albumin e tij të ri, “Bad Habits”. Albumi u publikua të premtën e kaluar dhe përmban 12 këngë, prej të cilave disa janë në bashkëpunim me rep-artistë të njohur si: Meek Mill, Young Thung, The Weeknd, Lil Durk etj.
Kjo nuk është hera e parë që Nav dhe The Weeknd bashkëpunojnë, pasi që artistët në vitin 2017 kishin publikuar këngën “Some Way” që deri më tani numëron mbi 51 milionë klikime në kanalin Youtube./21Media