Lideri i opozitës ruse, Aleksei Navalny ka bërë të ditur se po i jep fund grevës së urisë të nisur tashmë 24 ditë, në burg.

Navalny kishte filluar të refuzonte ushqimin që nga 31 marsi.

Mjekët kishin alarmuar se ai mund të vdiste në çdo moment. Ku, gjatë së enjtës e alarmuan edhe vetë Navalnyn se greva e vazhdueshme do ta dërgonte në vdekje.

Navalny ishte ankuar për dhimbje të shpinës dhe se nuk i ishte dhënë trajtimi i duhur nga mjekët e burgut.

Deklarata e tij vjen disa ditë pasi lideri opozitar rus u transferua në një spital të burgut për shkak të shëndetit të dobët.

“Po filloj të mos i ndjejë disa pjesë të këmbëve dhe të krahëve, dua të kuptojë çfarë është dhe si ta trajtoj”, tha Navalny

Mijëra përkrahës të Navalny, gjatë të mërkurës dolën nëpër rrugët e qytetit të Rusisë në mbështetje të tij dhe më shumë se 1.700 janë arrestuar./21Media