Naya Rivera është zhdukur në liqenin Piru në Kaliforninë Jugore.

Aktorja shkoi në liqen të mërkurën së bashku me djalin e saj të vogël dhe morën me qira një varkë. Naya dhe djali u panë në liqen së bashku, tha sherifi Eric Buschow në një konferencë shtypi.

Rreth tre orë pasi 33-vjeçarja doli të bënte xhiro në liqen, një anije vuri re varkën së bashku me fëmijën që po flinte brenda saj.

Autoritetet nisën menjëherë kërkimet me një ekip zhytje dhe nga ajri. Fëmija tha se ata hynë të notonin por e ëma nuk u kthye më në varkë.

Sipas Buschow, fëmija mbante një jelek shpëtimi. Ndërsa një jelek shpëtimi për të rritur u gjet në varkë.