Në mbledhjen e sotme të Qeverisë në detyrë është miratuar propozimi i Ministrit të Financave, Besnik Bislimit për ndarjen e mjeteve shtesë prej 12 milionë euro për Pakon Fiskale Emergjente.

Bislimi ka kërkuar 12 milionë euro shtesë, pasi siç tha ai ka nevojë për zbatimin e pakos të cilat kanë rënë barrë e MEMTINIS-it.

“Implementimi i pakos buxhetore një barrë e madhe financiare ka rënë të MEMTINIS, mjetet e dedikuara nuk kanë mjaftuar kemi nevojë për ndarje shtresë për zbatimin e pakos fiskale emergjente”, tha Bislimi. /21Media