Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës janë ndarë 25 mijë euro për familjen e Agon Musliut, të riut që vdiq në Qendrën e Studentëve sa ishte në karantinë.

Babai i të ndjerit fajësoi institucionet për vdekjen e djalit të tij, duke kërkuar përgjegjësi, pasi sipas tij, ai kishte probleme shëndetësore. Edhe politikanët e vendit reaguan, duke kërkuar që sa më shpejtë të ndriçohet ky rast./21Media