Ndahen mbi 305 mijë euro për gazetarët ukrainas e afganë të strehuar në Kosovë

Qeveria e Kosovës ka ndarë 305 mijë e 710 euro për gazetarët ukrainas e afganë që janë të strehuar në Kosovë.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, gjatë mbledhjes së Qeverisë tha se kjo ndarje është për vitin 2023 dhe u bë me kërkesë të ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Murati, mes tjerash, tha se këto mjete do të merren nga shpenzimet e paparashikuara – kategoria rezerva./21Media

Back to top button