Një ndër portierët më të suksesshëm shqiptarë

Një ndër portierët më të suksesshëm shqiptarë

Është ndarë nga jeta ish-portieri i Lokomotivës së Durrësit, Naim Dollaku në moshën 69-vjeçare pas një sëmundjeje të gjatë në zemër, ku i ishte nënshtruar edhe ndërhyrjeve kirurgjikale.

Dollaku ka qenë një ndër portierët më të suksesshëm shqiptarë.

Naimi në moshën 15-16 vjeçare aktivizohet me të rinjtë e Durrësit, duke qenë zbulim i trajnerit të moshave për kohën, Fiqiri Dervishi. Ishte viti 1965. Është aktivizuar 4 vjet me të rinjtë, duke u vlerësuar pas një ankete portieri më i mirë në Shqipëri për këtë kategori moshash.

Në vitin 1967, në Durrës për 10 muaj erdhi të punojë trajneri i famshëm Loro Boriçi dhe menjëherë e përfshiu Dollakun në ekipin e parë. Pas kryerjes së shërbimit ushtarak, Naim Dollaku kthehet në Durrës pranë Lokomotivës së tij të zemrës dhe luan si portier i parë.