Në vazhdën e ndarjes së çmimeve Nobel, sot është ndarë edhe çmimi për ekonomi, i cili i nderoi dy ekonomistë amerikanë, Paul Milgrom dhe Robert Wilson. Ata u shpërblyen në lidhje me përmirësimet në teorinë e ankandit.

Milgrom dhe Wilson, të dy profesorë në universitetin Stanford në Kaliforni janë ndëruar për zbulimet e tyre teorike që kanë përmirësuar mënyrën sesi ankandet punojnë.

Ky është shpërblimi i gjashtë që ndahet nga Komiteti i Nobelit këtë vit. Para këtij janë ndarë nobelët për literaturë, paqe, fizikë, kimi dhe mjekësi.