Trajneri i Chelseas, Frank Lampard sonte u ankua pas ndeshjes ndaj Manchester United-it ku skuadrat u ndanë me një barazim, pa gola.

Trajneri anglez komentoi momentin e ndërhyrjes së Maguires në Azpilicueta, të cilin ai e konsideron si një penallti të mohuar nga gjyqtari i takimit.

“Unë mëndesoj se në këtë ndeshje na u mohuar një penallti e pastër. Ndërhyrja e Magueires ndaj Azpilicuetas ishte shumë e ashpër dhe duhej të akordohen penallti për ne. Gjithsesi, unë jam i kënaqur me skuadrën time. Mendy bëri nje paraqitje fantastike duke dëshmuar se kemi bërë mirë që e kemi transferuar.”, deklaroi Lampard pas ndeshjes.