Në Rugovë gjatë ditës së djeshme me vendim të Prokurorisë Themelore në Pejë nuk u lejua të hynte asnjë kamion me material ndërtimor. Kjo me arsyetimin se po kryhen ndërtime pa leje në atë zonë.

E kjo i ka shqetësuar shoqërinë civile dhe banorët e asaj ane, të cilët sot në një konferencë për media thanë se nëse nuk anulohet ky vendim brenda 24 orësh, do të ketë edhe protesta.

Veton Mujaj nga OJQ “Syri i vizionit”, thotë se banorët reaguan menjëherë ndaj këtij vendimi.

“Dje menjëherë pas asaj ndalese e kemi parë një reagim të egër të shumë prej banorëve të Rugovës, të cilët janë munduar me gjet forma të reagimit të shpejtë. Por kemi thënë se në këtë kohë pandemie s’mund të kemi reagime. Sot me përfaqësuesit e fshatrave dhe shoqërisë civile në orën 11:00 në konferencë për media ju kemi bërë thirrje institucioneve që brenda 48 orësh të anulojnë këtë vendim, përndryshe do të kalohet në protesta. Protesta ka dy probleme, njëra është pandemia dhe tjetra se kushtrimi i banorëve është shumë i madh dhe nuk do të mund t’i mbajmë në kontroll me reagimet që do t’i kenë.”, deklaroi mes tjerash ai.

Mujaj tha se Qeveria, konkretisht Ministria e Mjedisit dhe Agjensioni për Mjedis do të duhej që sa më shpejtë ta kenë planin hapësinor të Parkut Kombëtar./21Media

 

#BonBon Ndalohen ndërtimet në #Rugovë, shoqëria civile dhe banorët kërkojnë që brenda 48 orëve të anulohet ky vendim

#BonBon Ndalohen ndërtimet në #Rugovë, shoqëria civile dhe banorët kërkojnë që brenda 48 orëve të anulohet ky vendim

Posted by RTV21 on Tuesday, July 21, 2020

#BonBon #VetonMujaj: Qeveria, konkretisht Ministria e Mjedisit dhe Agjensioni për Mjedis do të duhej që sa më shpejtë ta kenë planin hapësinor të Parkut Kombëtar \\

#BonBon #VetonMujaj: Qeveria, konkretisht Ministria e Mjedisit dhe Agjensioni për Mjedis do të duhej që sa më shpejtë ta kenë planin hapësinor të Parkut Kombëtar

Posted by RTV21 on Tuesday, July 21, 2020