Tetë persona shtetas të Serbisë sot janë ndaluar nga Policia në Vushtrri për arysen se të njëjtit kanë fotografuar Kalanë e qytetit.

Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Policia në Vushtrri, sot në orët e mesditës te Kalaja e qytetit ka hasur në disa persona që po fotografonin kalan e qytetit. Për nevoja të verifikimit janë shoqëruar në Stacion Policor tetë persona shtetas të RS Serbisë, Lidhur me veprimet është njoftuar prokurori ku pas verifikimit të nevojshëm personat jan liruar”, ka thënë Sahiti./21Media