Prokuroria Themelore në Gjilan ka ndaluar të dyshuarin me inicialet V.B, nën dyshimin e kryerjes së veprës penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, në rastin “Karaçeva”.

I dyshuari, gjatë vitit 2020, ilegalisht ka zhvilluar veprimtarinë e lojërave të fatit në kazinon “Admiral”, në Karaçevë.

Me vendim të prokurorit, i njëjti është ndaluar për 48 orë dhe brenda afatit ligjor do të kërkohet masa e sigurisë nga Gjykata kompetente në Gjilan./21Media