Qeveria e Kosovës ka ndaluar tërësisht organizimin e dasmave dhe të pameve në Republikën e Kosovës.

“Ndalohen të gjitha grumbullimet me rrezikshmëri të lartë të shpërndarjes së infeksionit, me më shumë se 30 persona (mbledhjet, seminaret, trajnimet). Pavarësisht numrit të personave, mbajtja e pritjes për ngushëllim/krye shëndoshë dhe organizimi i dasmave ndalohet”, thuhet në vendimin e Qeverisë./21Media