Ndalohet për 48 orë një i dyshuar për trafikim me lëndë narkotike

Hetuesit policorë nga Sektori Qendror për Hetimin e Narkotikeve, kanë shtuar aktivitetet në realizmi të objektivave për luftimin e trafikimit me lëndë narkotike.

Sot,në vazhdën e trajtimit të një rasti, nën dyshimin se një person është i përfshirë në trafikim me lëndë narkotike, i njëjti është identifikuar, lokalizuar dhe më pas arrestuar.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media.

“I dyshuar M.P., (viti i lindjes 1999, mashkull kosovar), është ndaluar në Prishtinë dhe gjatë kontrollit i janë gjetur dhe sekuestruar 25 gr., lëndë narkotike, dyshohet të jetë kokainë, po ashtu atij i është gjetur edhe një revole me pesë fishekë dhe një thikë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar i Prokurorisë Themelore, Departamenti i Krimeve të Rënda-Prishtinë, në konsultim dhe autorizim të tij, është kontrolluar edhe shtëpia e të dyshuarit në një fshat të Prishtinës. Aty janë gjetur edhe 42.5 gr., lëndë narkotike, dyshohet të jetë kokainë dhe një pushkë gjuetie me gjashtë fishekë. Po ashtu si provë materiale janë sekuestruar edhe një peshore digjitale, një veturë, një telefon dhe prova tjera që lidhen me rastin”, thuhet në komunikatë për media.

Tutje bëhet e ditur se i dyshuari është shoqëruar në stacion policor.

“I dyshuari është shoqëruar në stacion policor dhe është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës, ndaj tij është iniciuar rasti ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve substancave psikotrope dhe analoge’ dhe ‘Mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të paautorizuar të armeve’. Me vendim të prokurorit, i dyshuari ndalohet për 48 orë në qendrën e ndalimit”, përfundon komunikata./21Media

Back to top button