Ndalohet u.d i Drejtorit të Spitalit të Përgjithshëm në Ferizaj për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka bërë të ditur se është ndaluar të dyshuarin H.G., në kohëzgjatje prej 48 orësh, pasi dyshohet se i njëjti ka kryer veprën penale ”Keqpërdorimi i pzoitës apo autoritetit zyrtar”.
Sipas Prokurorisë, dyshohet se H.G., si Ushtrues i detyrës së Drejtorit të Spitalit të Përgjithshëm në Ferizaj, ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare, duke e furnizuar veturën e tij private me derivate të naftës në kuadër të tenderit të paraparë për Spitalin e Përgjithshëm në Ferizaj.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, brenda afatit ligjor, ndaj të njëjtit, do të vendos për procedurat e mëtejme hetimore./21Media

Back to top button