Meqë situata ua ka pamundësuar të jenë sa më afër publikut me koncerte e ahengje të shumta, emra të njohur të skenës interpretuan live nga shtëpitë e tyre. Njejtë kështu edhe këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Gresa Behluli, po ua bën më të lehta këto ditë me këngë e atmosferë festive.

Behluli nuk e ka ndalur këngën as për festën e Fitër Bajramit. Ajo ka publikuar një video në Instagram, ku shfaqet duke intepretuar live nga shtëpia e saj për festën e Fitër Bajramit.

“Bajram party nga karantina. “Dy te dashura qe i kam” Live nga shtëpia”, ka shkruar ajo krahas videos në Instagram.

Fansat dhe miqtë e saj i dhanë fjalë pozitive për këtë performancë./21Media