Nderime arkivolit të doktorit Afrim Tasholli i cili vidq nga Covid
24 Dhjetor 2020
Arkivoli i doktorit nga Ferizaj, i cili vdiq dje nga Covid-19, u përcoll me nderime të larta nga punëtorët shëndetësor në Ferizaj.
Një video e publikuar në rrjetet sociale tregon punëtorët shëndetësorë të cilët hidhnin lule në veturen ku bartej arkivoli i Tashollit.
Tasholli një kohë u angazhua në mjekësinë primare të Ferizajt,specializimin në Prishtinë dhe si specialist i Anesteziologjis me Mjekim Intesiv në Spitalin e Përgjithshëm Ferizaj. Dha kontribut edhe në edukimin e brezave të ri me angazhim në shkollën mesme të mjekësis “Elena Gjika”./21Media