Ndërkombëtarët presion Kosovës për dialogun dhe asociacionin

Në kohën kur Kosova është në prag të një krizë të re politike, faktori ndërkombëtar ka shtuar trysnin ndaj qeverisë për dialogun me Serbinë.

Së fundmi Franca dhe Gjermania i bën thirrje kryeministrit Kurti për angazhim në rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve duke thënë se u takon të dyja palëve të zbatojnë zotimet e marra në proces.

Ndërsa ditë më parë edhe ambasadori BE-së në Kosovë, Aivo Orav, tha se draft-statuti i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe duhet t’i dërgohet Gjykatës Kushtetuese.

Por përfaqësues të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, thonë se nuk do të marrin asnjë veprim që është kundër interesit të Kosovës dhe sovranitetit territorial të saj.

“Vazhdimisht na kanë akuzuar për gjithë këto 5 vite që e kemi zbatuar asociacionin, por askund në zbatim s’kemi parë asociacion kemi qenë të kujdesshme sa i përket kësaj çështje dhe para se gjithës është çështja e interesit të rks dhe kurdo që t ‘i rikthehemi procesit të dialogut do të kemi qëndrimin e njëjtë, pra do jemi aty për të përfaqësuar interesin qytetarëve të rks dhe për të mbrojtur integritetin dhe sovranitetin territorial. Dhe çfarë do lloj veprimi që merret s’di mund të merret nuk do merret një i atillë që do të shkojë në dëm të këtij interesi të cilin ne e kemi mbrojtur fuqishëm këtyre viteve”, tha Kryeziu për rtv21

Lidhur me dialogun Kosovë-Serbi përfaqësuesja e lartë Kaja Kallas ka paralajmëruar se së shpejti mund të thirret një takim të nivelit të lartë, pas dakordimit për Ligjin për të huajt, të cilin ajo e cilësoi si momentum i ri në dialog.

Por në PDK thonë se qeveria aktuale s’ka mandat të vazhdojë dialogun me Serbinë. Sipas përfaqësuesve të kësaj partie, kryeministri Kurti po përdor krizat politike për të shtyrë përpara marrëveshjen e Ohrit bashkë me asociacionin.

“Kjo qeveri s’ka mandat te ndërmarr asnjë veprim ne raport me dialogun…çdo diskutim çdo takim deri ne tejkalimin e ngërçit politik do të duhej të pezullohej nga kryeministrit Kurti dhe mos të luajnë me fatin e Kosovës  dhe pamarrëvesheje që munden me qenë të dëmshme me dekada. Ai po përdor këtë situatë për të shtyrë përpara agjendën për zbatimin e marrëveshjes se Ohrit apo asociacionin”, deklaroi Rrahmani për rtv21

Asociacioni i Komunave me Shumicë serbe është pjesë e marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit të cilën ka pranuar Kurti, si nivel i vetëmenaxhimit të komunitetit serb marrëveshje kjo që ende nuk është zbatuar./RTV21/21Media

Back to top button