Nderohen dëshmorët Arsim Tahiri dhe Xhevdet Krasniqi

 

Kryetari i komunës së Skenderajt Bekim Jashari, me rastin e 22-vjetorit të rënies së dëshmorëve Arsim Tahiri dhe Xhevdet Krasniqi, ka vendosur kurora lulesh dhe homazhe në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Marinë.

Ai po ashtu ka nderuar me homazhe edhe dëshmorë nga komuna tjera të Kosovës, të cilët sot kishin përvjetorin e rënies së tyre heroike.

“Me këtë rast para familjarëve të dëshmorëve dhe të pranishmëve të tjerë vlerësova lart veprën heroike të secilit dëshmor, duke bërë thirrje njëkohësisht që të unifikuar të punojmë në jetësimin e amanetit të tyre për një jetë më të mirë për të gjithë. Lavdi dëshmorëve të kombit”, ka thënë Jashari.

Back to top button