Ndërpritet seanca e Kuvendit të Malit të Zi për shkak të mosmarrëveshjes mes deputetëve

Seanca e Kuvendit të Malit të Zi në Cetinje është ndërprerë për shkak të një konflikti verbal mes përfaqësuesve të Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) dhe koalicionit Për Ardhmërinë e Malit të Zi (ZBCG).

Argumenti pasoi pasi deputeti i DPS-së Oskar Huter akuzoi kryetarin e Kuvendit Andrija Mandiq për mosrespektim të Kushtetutës.

“Ju thatë se Cetinja nuk e meriton të jetë kryeqytet, sot po tregoni një histori tjetër, thatë që këtu duhet të ngrihet monumenti i Aca Palikuqes”, tha Huter.

Pas kësaj ka pasur një konflikt verbal mes Huterit dhe deputetit të koalicionit ZBCG, Slaven Radunoviq, për shkak të të cilit Mandiq ka marrë pushim.

Përplasja fizike mes Huterit dhe deputetëve të koalicionit ZBCG, pasi u vendos një pauzë, u parandalua nga deputetë të tjerë.

Back to top button