Seanca e sotme ku u diskutua për menaxhimin e pandemisë është ndërprerë. Osmani deklaroi se salla ka nevojë që të dezinfektohet dhe se ka mbi 20 deputetë të cilët do të flasin, prandaj seanca do të vazhdojë nesër në orën 10:00.

Në fund Osmani kërkoi që dikush nga Qeveria të jetë domosdo në seancën e nesërme./21Media