Rep-artisti i mirënjohur shqiptar, Mozzik sot filloi me turneun e tij për promovimin e albumit “Mozzart”. Mitrovica, Vushtrria, Peja dhe Deçani ishin vetëm disa nga qytetet ku ai u prit nga fansat e tij, ndonëse kishte planifikuar që albumin e tij ta promovonte sot edhe në qytete të tjera, por u ndërpre nga policia e Kosovës. E arsyen dhe reagimin Mozzik e shprehu në një storie në Instagram.

“Per shkaqe te mediave mashtruese qe nxitin panike, policia dha urdher qe ta nderprejme kete iniciative dhe me falni por me duhet ta anulojme shperndarjen e albumit ne qytetet e radhes duke respektuar vendimin dhe urdherin e policise! Gjithqka ishte ne rregull njerezit ishin me maska dhe pa skandale dhe sherre! Do mundohemi ta gjejme nje menyre tjeter per shperndarjen e albumit! Ju dua te gjitheve dhe ju media faleminderit, ja arritet”, ka shkruar rep-artisti.

Për ta promovuar albumin reperi ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për shkak të situatës së krijuar nga pandemia./21Media