Aktori britanik Jeremy Bulloch ka ndërruar jetë mbrëmë në moshën 75-vjeçare. Bulloch arriti majat e famës në vitet ’80 për rolin Boba Fett në serinë “Star Wars”, gjithashtu për lojën e tij në disa filma të “James Bond-it”.

Bulloch u lind në Market Harborough, Leicestershire, Angli, dhe gjatë karrierës u shfaq nëpër shumë filma britanikë, përfshirë “Doctor who” dhe “Robin of Sherwood”.