Ka ndërruar jetë Xhemil Tagani, aktor i njohur i Teatrit dhe kinematografisë. Tagani ndërroi jetë në moshën 75-vjeçare. Aktori u lind në Tiranë në 6 Shkurt të vitit 1945, ndërsa mbaroi Institutin e Lartë të Arteve në degën e dramës në vitin 1968. Ai ka më shumë se 70 role në Teatrin Kombëtar, dhe më pak në kinematografi. Xhemil Tagani ka interpretuar  role në filma të ndryshëm, ku spikati veçanërisht me rolin e priftit në filmin “Përrallë nga e kaluara” (1987), si dhe me rolin e beut tek filmi “Toke e përgjakur” (1976).

U dallua për zërin e tij karakteristiik dhe interpretimin profesional të karaktereve. Diplomohet në vitin 1967 në Shkollën e Lartë për Aktorë “Aleksandër Moisiu”, dega “Aktrim”. Fillon punë si aktor në 1968 në Teatrit Popullor dhe mbetet pjesë e organikës së këtij institucioni derisa pensionohet. Ka interpretuar mjaft role të dyta dhe episodike. U shqua për  aftësitë e tij organike për të krijuar karaktere të mëvetësishme, më së shumti nga anët komike e sarkastike, mbushur me vese, huqe, mangësi fizike e shpirtërore apo me gazmend, hare e shpoti pa të keq. Veti të tilla u vunë re në rolet që luajti në shfaqjet “Fytyra e dytë”, “Nën dritat e skenës”, “Duke u gdhirë viti 145, “Monserrati”. “Komunistët”, “Shtëpia me dy porta” e të tjera. Për disa nga rolet e tij më të arrira përmendim: Samiu tek “Kështu të dua”, Selimi tek “Bashkë me Agimin”, Peç Mblloçi tek “Lumi i vdekur”, Tushka tek “Një nuse për Stasin”, Thomai tek “Nën dritat e skenës”, Alqi tek “Studentja e vitit të fundit”, Reizi tek “Duke u gdhirë viti 1945”, Agroni tek “Shokët”, Uçi tek “I pazvëndësueshmi”. etj.

Jo rrallëherë aktrimi i tij merrte ngjyrime groteske, me tejzmadhimin e vecorive komike të personazheve, vecse pa humbur vërtetësinë dhe natyrshmerinë e te shprehurit të tyre. Përdorte me hijeshi dhe efekt zhargoni tiranas të të folurit, sikundër u vu re dukshëm në mishërimin që i bëri rolit të Qazim Mulletit në komedinë “Prefekti” te B. Levonjes (1974) që mbetet nga realizimet më të mira të tij;

Pas vitit 1992 Xhemil Tagani del në pension. Ndërroi jetë më 4 janar 2021.

Kinematografi

1967 — Ngadhnjim mbi vdekjen.

1969 – Perse bie kjo daulle;

1976 – Fije qe priten (episodik nje punetor);

1976 — Tokë e përgjakur (Beu);

1984 — Fushë e blertë fushë e kuqe..;

1984 — Taulanti kërkon një motër (.Shoferi);

1985 — Gurët e shtëpisë sime (Bilbili);

1987 — Përrallë nga e kaluara (Papa Sotiri, Prifti i Fshatit);

1989 – Kush eshte vrasesi;

1996 – Nata (Pergjegjes i vatres se kultures ne fshat) ;

 

Teatër

13/02/1969 — “Shokët” e Bashkim Kozelit ;(Agroni)

27/03/1970 — “Studentja e vitit të fundit” e Ibrahim Uruçit (Alqi);

04/02/1971 — “Një nuse për Stasin” e Teodor Laços (Tushka);

04/03/1971 — “Arturo Ui” e Bertold Brehtit (Ina);

18/12/1974 — “Bashkë me agimin” e Kolë Jakovës (Selimi)

1974 — “Prefektin”  e Besim Levonjes

1974 – – “Cuca e maleve” (Njeri nga diversantet) ;

20/03/1975 — “Duke u gdhirë viti 1945” e Teodor Laços (Reizi);

11/06/1975 — “Lumi i vdekur” e Kudret Velçës (Peç Mblloçi);

1976 – Epoka para gjyqit;

24/04/1982 — “Kështu të dua” e Pëllumb Kullës  (.Samiu); “Komunistet”

“Karavidhet” (daje Ceni);

01/12/1986 — “Nën dritat e skenës” e Ruzhdi Pulahës (Thomai)

“Kryqi i bardhë”

“Zbutja e kryeneces”