Ndërroi jetë Baba Mumin Lama

 

Kryetari i Komunitetit Bektashian të Republikës së Kosovës, Baba Mumin Lama ndërroi jetë sot më 26.01.2021 bëri të ditur Komuniteti Bektshashian i Kosovës.

“Myrshydi ynë njihej gjithandej për qetësinë që reflektonte, për urtësinë e bujarinë e madhe. Tregonte respektin për çdo qenie njerëzore, ngritej me konsideratë si për fëmijët ashtu për të moshuarit. Nuk dallonte njerëzit në elemente që diferencojnë, por këto i konsideronte pasuri të esencës së qenies njeri – duke shprehur dashuri për secilin, si veçoria kryesore e klerikut të shtegut të Hynqar Haxhi Bektash Veliut”, thuhet në njoftimin e Komunitetit Bektshashian të Kosovës.

Komunitetit Bektshashian- Gjyshata e Kosovës në Gjakovë, ka shkruar se bektashinjtë e Kosovës dhe të gjithë dashamirët e anëtarët bektashianë do të ngushëllohen me faktin se kjo është ndarje e përkohshme.

“E ngushëllojmë veten me kujtimet e bukura që Baba Mumini na i la.  Qofshim të denjë për t’i ndjekur mësimet e Baba Muminit. Baba Mumini qoftë drita jonë që na udhëzon në shtegun e pastër të Ehli Bejtit”, ka shkruar tutje Komunitetit Bektshashian- Gjyshata e Kosovës.

Njoftohet se nderimet e fundit për kryetarin e Komunitetit Bektashian të Kosovës, Baba Mumin Lamën, do të bëhen në ambientet e Teqesë Bektashiane të Gjakovës nesër nga ora 11:00 deri në 13:00. Pas homazheve, në orën 14:00 do të bëhet ceremonia e varrimit në Tyrben e Teqesë Bektashiane në Gjakovë.

Komunitetit Bektashian i Kosovës përmes një njoftimi në Facebook ka kërkuar nga të gjithë pjesëmarrësit që të respektojnë në përpikmëri masat e vëna nga Qeveria e Kosovës për mbrojtje në mënyrë që të parandalohet përhapja e Covid-19. /21Media 

Baba Mumini u bashkua me të Vërtetin

Kryetari i Komunitetit Bektashian të Republikës së Kosovës, Baba Mumin Lama e la…

Posted by Komuniteti Bektashian – Gjyshata e Kosovës, Gjakovë on Tuesday, January 26, 2021

 

Back to top button