Ndërroi jetë gazetari Avni Shabani
16 Dhjetor 2020
Shabani ishte gazetar i "Rilindjes" dhe i Radio Kosovës
Shabani ishte gazetar i “Rilindjes” dhe i Radio Kosovës
Sot në moshën 65-vjeçare ka ndërruar jetë gazetari i njohur i sportit, Avni Shabani.
Avni Shabani ishte gazetar shumëvjeçar i gazetes “Rilindja”,ndërsa sipas njoftimeve ai dy javë më parë kishte dalë pozitiv me koronavirus, shkruan Indeksonline.
Shabani ka mbuluar rubrikën e sportit në Radio Kosovë për vite të tëra duke u bërë njëri nga veteranët më të shquar të kësaj fushe.
Gazetari Shabani u pensionua vetëm dy muaj më parë.
Njoftohet se varrimi do të bëhët sot,më 16.12.2020 në drekë në fshatin e lindjes,Sazli të Ferizajt.