Ndërroi jetë infermierja Zyrafete Shehu

Oda e Infermierëve të Kosovës ka njoftuar se ka vdekur Infermierja e pensionuar, Zyrafete Shehu.

Shehu ka punuar në Klinikën e Neonatologjisë.

Oda e Infermierëve ka shprehur ngushëllime familjes Shehu dhe gjithë kolegëve me të cilët punoi Zyrafete Shehu.

“Vdekja e znj.Shehu na ka prekur shumë, të gjithë ne që e njohëm. Si kryetare e OIK kam pasur fatin të punoj me të që nga ditët e para të punës, andaj më shumë se kurrë, ndjehem e prekur nga kjo humbje e pa kompensueshme që do të krijojë boshllëk të madh tek gjithë ne”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga OIK./21Media

Back to top button