Sot në moshën 54 vjeçare, ka vdekur Riza Zeqiri, ish-basketbollisti i disa skuadrave kosovare

Sot në moshën 54 vjeçare, ka vdekur Riza Zeqiri, ish-basketbollisti i disa skuadrave kosovare

Për lajmin e vdekjes së Riza Zeqirit ka njoftuar Federata e Basketbollit të Kosovës.

Riza Zeqiri hapat e parë të basketbollit i ka filluar në shkollën “Zef Lush Marku” në Shkup për të vazhduar më pas në ekipin e Lirisë së Shkupit, ndërsa me të ardhur në studime në Kosovë ai ka luajtur për Bashkimin e Prizrenit në Ligën e Parë B të ish-Jugosllavisë, pastaj për Universitetin e Prishtinës, kurse një periudhë ka luajtur edhe për Shkëndijën e Tetovës.

Zeqiri i njohur me nofkën “Gricka” pas luftës ka qenë trajner i gjeneratave të reja në skuadrën e Prishtinës, derisa ka qenë edhe asistent në ekipin e Real Universitetit, si dhe një periudhë ka qenë anëtar i Komisionit për Trajnerë.

Zeqiri në vendin tonë ka qenë i njohur si adhurues i madh i basketbollit, duke kontribuar në mënyra të ndryshme në zhvillimin e këtij sporti ndër gjenerata të reja në Kosovë.