Sot në mëngjes ka ndërruar jetë Ismail Krifca nga Dibra. Ai ishte i vetmi shqiptar që ishte e pranishëm ne tryezën ku u nënshkrua Marrëveshja e Kumanovës 1999. Mbi kontributin e tij në këtë ngjarje është folur pak, dhe shumë më pak është shprehur ndonjë mirënjohje institucionale ndaj tij.

Ismail Krifca – “Mali” u lind më 18 maj, 1967, në Dibër. U shkollua në vendlindje, ndërsa, Fakultetin e Ekonomisë e kreu në Shkup, në Universitetin “Qirili dhe Metodi”. Ai Përkthente nga 11 gjuhë.

Pasioni për mësimin e gjuhëve të huaja i kishte lindurqë në bankat shkollore. Më vonë, me ndihmën e babait, i mundësohet të qëndroj në Britaninë e Madhe, ku edhe vazhdoi me mësimin e gjuhës angleze. Atje kalon dy vera gjatë viteve 1983-1984. Kureshtja për të mësuar edhe gjuhë të tjera, bën që Mali t’i mveshet edhe gjuhës frënge, italishtes, rusishtes, gjermanishtes, duke mos lënë anash edhe gjuhën serbe, bullgare, kroate, ndërsa gjuhën maqedonase e kishte përvetësuar që në shkollën fillore. Filloi karrierën e përkthyesit profesional që nga viti 1994. /21Media