Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti me rastin e shënimit të “Javës së krenarisë”, ka shprehur mbështjetjen dhe garantimit të drejtave të komunitetit LGBTIQ+ në vend.

“Angazhimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës, me një përkrahje të madhe të partnerëve ndërkombëtarë, ka treguar një rritje të vazhdueshme të veprimtarive që kanë avancuar të drejtat e qytetarëve të këtij komuniteti. Si rrjedhojë, sot në vendin tonë në të gjitha ndërtesat qeveritare janë vendosur flamuj shumëngjyrësh, simbolikë kjo e mbështetjes institucionale dhe respektimit të universalitetit të të drejtave të njeriut dhe parimit themelor të barazisë dhe mos diskriminimit. “, ka shkruar Hoti.

Po ashtu ai ka përmendur Ligjin për Mbrojtje nga Diskriminimi, i cili siguron promovimin dhe mbrojtjen e të gjitha grupeve të margjinalizuara në shoqëri, duke përfshirë edhe komunitetin LGBTIQ+.

“Pra, promovimi dhe mbrojtja e të drejtave të personave të komunitetit LGBTIQ+ është një përgjegjësi integrale e të gjitha institucioneve në vend.Grupi Qeveritar Koordinues dhe Këshillëdhënës, si një nga mekanizmat më të larta institucionale i udhëhequr nga Zyra e Kryeministrit / Zyra për Qeverisje të Mirë, në vazhdimësi ka pasur dhe do të ketë mbështetjen time për nismat dhe veprimet të cilat qojnë drejt përmbushjes së nevojave dhe të drejtave të komunitetit LGBTIQ+ konform të drejtave kushtetuese, ligjore dhe standardeve evropiane për të drejtat e njeriut.”,ka përfunduar kryeministri Hoti./21Media

Sot, në Republikën e Kosovës shënohet “Java e krenarisë”, me qëllim të mbështetjes dhe garantimit të drejtave të…

Gepostet von Avdullah Hoti am Montag, 12. Oktober 2020