Ndërtesa e qeverisë u ndriçua Kuq e Zi
28 Nëntor 2020
Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës është ndriçuar Kuq e Zi sot për nder të festës së 28 nëntorit.
Një imazh të ndërtesës në rjetet sociale e ka publikuar i pari i qeverisë, Avdullah Hoti.
“Për nder të 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit, ndërtesa e Qeverisë së Kosovës ndriçohet #KUQEZI ”, ka shkruar ai në Facebook.
Në kuadër të festës së 28 nëntorit, sot në vend u shënuan disa aktivitete, ndërkohë që festën shqiptarëve ia uruan personalite të njohura.
Edhe një ndërtesë u ndriçua Kuq e Zi sot, Dubai uroi shqipërinë përmes Bujr Khalifa e cila mori ngjyrat e shqiptarëve./21Media