Rrokaqiell 390 metra i lartë i frymëzuar nga një pishtar pritet të bëhet ndërtesa më e lartë e Japonisë e cila do të hapet në vitin 2027.

Duke qëndruar mbi një shesh publik të mbushur me bimë në Tokio, kulla do të mundësojë gjithashtu një zonë vëzhgimi nga e cila vizitorët mund të shijojnë pamje mbi kryeqytetin dhe malin Fuji.

Edhe pse ky projekt ishte paralajmëruar në vitin 2016, pronari gjigant Mitsubishi Estate këtë muaj ka publikuar dizajnin e inspiruar nga pishtari, ndërsa ka bërë të ditur edhe emrin e ndërtesës, “Kulla Pishtar”. Struktura është pjesë e një zhvillimi më të gjerë urban 31,400 metra katrorë.

Shumica e 63 kateve të ndërtesës do t’i kushtohen hapësirës për zyra, megjithëse dyqanet dhe restorantet, si dhe një sallë madhështore prej 2,000 vendesh janë vendosur të hapen në katet e poshtme, transmeton rtv21.tv.

Pjesa e sipërme e ndërtesës do të përmbajë një hotel me afërsisht 100 dhoma, ndërsa “flaka” e pishtarit është rezervuar për një zonë vëzhgimi. Dizajni ishte parashikuar si një “pishtar që ndriçon botën”, sipas një njoftimi për shtyp.

Pronari i Mitsubishi pretendon se ndërtesa do të gëzojë “nivelin më të lartë të rezistencës sizmike” të Japonisë. Kjo ndertesë do të sigurojë gjithashtu zona publike që shërbejnë si strehimore në rast të një katastrofe natyrore.

“Kulla Pishtar” do të qëndrojë dukshëm mbi ndërtesën aktuale më të lartë të Japonisë, Abeno Harukas 300-metërsh, në Osaka. Ajo gjithashtu do të tejkalojë kullën e planifikuar prej 330 metrash në rrethin e ri të Tokios Toranomon-Azabudai, e cila është vendosur të bëhet më e madhja e vendit pas përfundimit të planifikuar në vitin 2023./21Media