Pa fitues (1-1) përfundoi ndeshja Moldavi-Kosovë e cila u zhvillua sonte në Parmë, në kuadër të Ligës C të Kombeve, të grupit 3.

E para që kaloi në epërsi ishte Moldavia, e cila shënoi gol në mintën e 20-të.

Ndërsa, Benjamin Kololli në minutën e 71-të shënoi për Kosovën në sfidën kundër Moldavisë në Ligën e Kombeve, duke barazuar shifrat 1:1, me të cili rezultat edhe përfundoi ndeshja.

Pas kësaj ndeshjeje, Kosova gjendet në pozitën e parë me një pikë, aq sa kanë edhe Sllovenia, Greqia e Moldavia.

Kosova takimin e radhës do ta zhvillojë më 6 shtator me Greqinë në stadiumin “Fadil Vokrri “ në Prishtinë./21Media