Bundesliga gjermane rikthehet sot me disa ndeshje interesante në kuadër të programit për xhiron e 22-të.

Eintracht Frankfurt pret në shtëpi skuadrën e Bayern-it dhe Dortmund do të zhvillojë ndeshje si mysafirë kundër Schalke 04.

Pas 21-të xhirosh, tabela kryesohet nga Bayern Munich me 49 pikë. Në vend të dytë gjendet RB Leipzig me 45 pikë, dhe Top 4 e përmbyll Wolfsburg me 42 pikë e Eintracht Frankfurt me 39 sosh.

Në zonën e rrezikut gjenden Arminia Bielefeld, Schalke e Mainz. Schalke gjendet në pozitën e fundit, respektivisht në të 18-ën me vetëm nëntë pikë, Mainz në vendin e 17-të me 14 pikë dhe Arminia Bielefeld me 18 pikë në vendin e 16-të.

Programin e plotë të ndeshjeve në Bundesligën gjermane e gjeni të bashkangjitur më poshtë.

15:30 Borussia Monchengladbach (7) – Mainz (17) (Stadiumi BORUSSIA-PARK)

15:30 Eintracht Frankfurt (4) – Bayern Munich (1) (Stadiumi Deutsche Bank Park)

15:30 FC Koln (14) – Stuttgart (10) (Stadiumi RheinEnergie)

15:30 Freiburg (8) – Union Berlin (9) (Stadiumi Schwarzwald).