Sot do të zhvillohen ndeshjet e dyta të grupeve në Ligën e Evropës, ku nuk mungojnë ndeshjet interesante dhe takimet nga skuadrat e mëdha evropiane.

Pas ndeshjeve në Ligën e Kampionëve gjatë të martës dhe të mërkurës, tani do luhen ndeshjet e Ligës së Evropës që do të zhvillohet sot.

Nga ora 18:55, Milani e pret Sparta Pragën në kuadër të Grupit H, ndërsa në këtë orar luan edhe Tottenhami në udhëtim te Antëerp.

Nga klubet tjera të mëdha, Arsenali, Roma, Napoli dhe PSV do të luajnë ndeshjet e tyre nga ora 21:00.

Topçinjtë do të luajnë në shtëpi ndaj Dundalk, Roma e pret CSKA Sofian, Napoli udhëton te Real Sociedadi, ndërsa PSV luan në udhëtim te Omonia.