Liga italiane, e njohur ndryshe edhe si Serie A do të rikthehet sot me disa ndeshje tejet interesante në kuadër të xhiros së 19-të.

Dy ndeshjet më interesante për sot do të jenë mes liderit të tabelës AC Milan, që zhvillon ndeshje si vendas kundër skuadrës së Atalantas dhe Interi që është mysafirë i Udineses.

Pas 18 xhirosh, tabela e Serie A kryesohet nga Milani me 43 pikë, që pasohet menjëherë nga Interi me 40 pikë dhe Top 4 e përmbyllin Napoli me 34 pikë në vend të tretë dhe AS Roma në vend të katërt me po të njëjtat pikë sa ka Napoli.

Në zonën e rrezikut në tabelë gjenden skuadrat si Torino, Parma dhe Crotone. Torino renditet në vendin e 18, Parma gjendet në të 19 dhe të fundit në tabelë gjenden Crotone.

Më poshtë mund ta gjeni të bashkangjitur programin e ditës së shtune në Serie A.

15:00 AS Roma (4) – Spezia (13) (Stadiumi Olimpico)

18:00 AC Milan (1) – Atalanta (6) (Stadiumi San Siro)

18:00 Udinese (15) – Inter (2) (Stadiumi Friuli)

20:45 Fiorentina (14) – Crotone (20) (Stadiumi Artemio Franchi).