Bundesliga gjermane do të rikthehet sot me disa ndeshje interesante në kuadër të xhiros së 18-të.

Programi i ditës së shtunë në Bundesliga do të jetë i ngjeshur, ku disa nga ndeshjet më interesante do të jenë mes Bayer Leverkusen e Wolfsburg, Mainz e RB Leipzig dhe Hertha Berlin kundër Werder Bremenit të Milot Rashicës.

RB Leipzig ka mundësinë sot të mbajë hapin me liderin e tabelës Bayern Munichun, ku me rast fitoreje kundër Mainz-it do t’i afrohej Bayern-it në vetëm një pikë.

Në anën tjetër, Mainz gjendet në pozitën e parafundit në tabelë, respektivisht në të 17, ku brenda 17 xhirosh ka arritur të arkëtoj vetëm shtatë pikë.

Programin e plotë të ndeshjeve në Bundesligën gjermane mund ta gjeni të bashkangjitur më poshtë.

15:30 Arminia Bielefeld (15) – Eintracht Frankfurt (8) (Stadiumi Bielefelder Alm)

15:30 Augsburg (12) – Union Berlin (7) (Stadiumi Augsburg Arena)

15:30 Bayer Leverkusen (3) – Wolfsburg (6) (Stadiumi BayArena)

15:30 Freiburg (9) – Stuttgart (10) (Stadiumi Schwarzwald)

15:30 Mainz (17) – RB Leipzig (2) (Stadiumi Opel Arena)

18:30 Hertha Berlin (14) – Werder Bremen (13) (Stadiumi Olympiastadion Berlin).