Hidhet shorti në FFK

Hidhet shorti në FFK

Sot është hedhur shorti për ndeshjet çerekfinale të Kupës së Kosovës.

Në këtë fazë të garave do të luhen gjithsej 4 ndeshje. Prishtina do të luajë si vendas ndaj Vushtrrisë, kurse kampioni vjeshtor i Kosovës do të luajë ndaj Dukagjinit në Klinë.

Ndeshja që pritet të jetë më interesante është ndërmjet Drenicës dhe Gjilanit.

Ja çiftet e plota:

Drenica – Gjilani

Dukagjini – Ballkani

Liria-Feronikeli

Prishtina -Vushtrria

Ndryshe, ndeshjet çerekfinale do të zhvillohen më 8 dhe 9 shkurt të vitit 2020./21Media