Ndihmo riparimet në kryeqytet, me një mesazh

Ahmeti kërkon që t’i lajmëroni problemet në platformën digjitale

Në Komunën e Prishtinës po vazhdojnë riparimet e vogla të rrugëve dhe trotuarëve. I pari i kryeqytetit, Shpend Ahmeti përmes një postimi në llogarinë e tij “Facebook” ka kërkuar nga qytetarët që të lajmërohen problemet infrastrukturore në platformën digjitale në mënyrë që Komuna të intervenojë.

“Riparime të vogla por të rëndësishme për këmbësorë. Lajmëroni në Platformen Digjitale që ti riparojmë përmes kontratave të mobilitetit. #prishtina #platformadigjitale #mobiliteti”, ka shkruar Ahmeti duke ia bashkangjitur edhe linkun ku qytetarët mund t’i adresojnë problemet.

Platforma Digjitale për Participim Publik është web adresë në internet që shërben për komunikim në mënyrë interaktive dhe transparente në mes banorëve të komunës dhe zyrtarëve komunal, përmes së cilës do të keni mundësi të bëni propozime, duke regjistruar ide apo rekomandime për lagjen apo komunën ku jetoni./21Media

Back to top button