Ndizet “Minatori”, festë e madhe nga “Torcidat”

Trepça ka kaluar në finalen e madhe të play-off-it të basketbollit të Kosovës pasi në gjysmëfinale triumfuan ndaj Sigal Prishtinës me rezultat 77-74.

Edhe pse Pallati i Rinisë dhe i Sporteve në Prishtinë ishte i stërmbushur me “Plisa”, mysafirët nuk o ndikuan dhe në fund morën një fitore të merituar pasi gjatë gjithë ndeshjes ishin në epërsi.

Paralelisht me atë që ndodhte në Prishtinë, në anën tjetër, në sallën “Minatori” në Mitrovicë ishte organizuar përcjellja e kësaj sfide dhe salla ishte mbushur me tifozët e Trepçës, të njohur si ”Torcida”.

Ata pas ndeshjes po vazhdojnë të festojë dike krijuar atmosferë impozantë.

Back to top button