Ndodhi në Kosovë, vëllai rrah motrën
11 Tetor 2020
Një rast i dhunës në familje ka ndodhur dje rreth orës 07:40 në Podujevë.
Sipas policisë është arrestuar i dyshuar pasi qe i njëjti e kishte sulmuar fizikisht motrën e tij.
Viktima është intervistuar në prezencën e punëtorit për punë sociale, sipas policisë viktima ka refuzuar që t’i ofrohet tretman mjekësor.
Pas intervistimit i dyshuari me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./21Media