Ndotja e ajrit, Shkupi ka tejkaluar pragun nga normalja

Prania e grimcave të PM10 në ajër në Shkup, në dy ditët e fundit ka tejkaluar pragun prej 100 mikrogramë për metër kub

Nga Qyteti i Shkupit rekomandojnë që të shmanget përdorimi i automjeteve, sa më shumë që të jetë e mundur, dhe nëse automjetet përdoren, të organizohet që disa njerëz të voziten me një veturë, të përdoret transportin publik, në orët e natës mos të rrihet në hapësira të hapura.

Rekomandime tjera përfshijnë edhe këshillat për ngrohjen e shtëpive që të mos përdoren materiale nga mbeturinat, mjetet e djegieve me dru duhet të përdoren dhe mirëmbahet sipas udhëzimeve të prodhuesit, rregullisht të pastrohen oxhaqet, të respektohet ndalimin e furnizimit të mallrave në zonën e qendrës së qytetit në periudhën në përputhje me miratimet e lëshuara nga Qyteti i Shkupit.

Back to top button