Ministria e Shëndetësisë mori vendim për ndryshimin e orarit të qarkullimit

Ministria e Shëndetësisë mori vendim për ndryshimin e orarit të qarkullimit

Ministria e Shëndetësisë ka vendosur kufizime të reja për komunën e Malishevës. Sipas vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë, do të kufizohet lëvizja nga ora 14:00 deri në 06:00 në mëngjes.

“Në bazë të kompetenca, sipas ligjeve në fuqi dhe rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, ministri në detyrë i Ministrisë së Shëndetësisë, ka marrë vendim për ndalimin e qarkullimit për qytetarët dhe veturat, nga ora 14:00, deri në ora 06:00.
Ky vendim është marrë në kuadër të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19 dhe mbrojtjes së jetës së qytetarëve dhe shëndetit publik.”, thuhet në njoftimin e Komunës.

Malisheva është komuna më e prekur nga koronavirusi në Kosovë, me 66 të prekur./21Media