Admiruesit e artit janë grumbulluar në një kishë në Gjermani për të dëgjuar një ndryshim akordi në një vepër muzikore, e cila ka kohëzgjatje për 639 vjet.

Është ndryshimi i parë i veprës “As Slow As Possible” pas shtatë vjetësh.

Vepra është e kompozitorit avangardë amerikan, John Cage, transmeton rtv21.tv.

Kjo vepër filloi 19 vjet më parë me një pauzë që zgjati afër 18 muaj. Ndryshimi i akordit u bë me një organo speciale ku kompozimi u performua.

Kisha Saint Burchardi në qytetin e Halberstadt filloi të luante këtë muzikë në vitin 2001 dhe ndryshimi i fundit i notës ndodhi në vitin 2013.

Partitura përbëhet nga tetë faqe muzikë, për t’u luajtur në piano ose organ shumë ngadalë.

Por pritja për ndryshimin e radhës së akordit të planifikuar do të jetë më 5 shkurt të vitit 2022 të planifikuar si datë.

Vepra pritet të përfundojë në vitin 2640.

Cage, i cili vdiq në vitin 1992 në moshën 79 vjeçare, e shkroi veprën në vitin 1980.

Vepra 4’33” është më e famshmja e kompozitorit, e cila përbëhet nga thjesht katër minuta e 33 sekonda heshtje./21Media